Ndahet nga jeta Artan Lame, ish-drejtues i Kadastrës
di Redazione
22/05/2025
Artan Lame, një nga figurat e njohura të jetës publike shqiptare, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Gjatë karrierës së tij, ai ka drejtuar për disa vite Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI) dhe ka mbajtur poste të rëndësishme shtetërore, duke qenë aktiv në strukturat e Partisë Socialiste.
Artan Lame ndërroi jetë në Mynih, ku kishte shkuar për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër. Më herët, në mars të vitit 2016, ai kishte kaluar një tjetër ndërhyrje urgjente kirurgjikale në zemër.
Lame ishte një figurë e njohur në fushën e publicistikës, opinionit dhe studimeve historike, si dhe një zë i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.
I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, ai la gjurmë të rëndësishme si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.