Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ylli kinematografisë shqiptare Margartia Xhepa
di Redazione
03/04/2025
Aktorja e njohur dhe ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, është ndarë nga jeta vetëm një ditë pas 91-vjetorit të saj. “Nderi i Kombit”, e cila ka dhuruar interpretime të paharrueshme në skenë dhe ekran, ka mbyllur sytë në një nga spitalet e kryeqytetit.
Lajmin e hidhur e konfirmoi i biri, aktori Ndriçim Xhepa, duke bërë të ditur se artistja vuante prej kohësh nga probleme me mushkëritë. Me një karrierë të pasur, Margarita Xhepa ka sjellë në jetë mbi 150 personazhe në teatër dhe 32 role në kinematografi, duke lënë një trashëgimi të çmuar në artin shqiptar.
E lindur më 2 prill 1932 në Lushnje, Margarita Xhepa ishte një nga personalitetet më të mëdha të skenës dhe kinematografisë shqiptare. E nderuar me dhjetëra çmime dhe titullin “Artiste Populli”, ajo la pas një trashëgimi të çmuar artistike.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pas komunikimeve me familjen e së ndjerës, aktores së madhe Margarita Xhepa, njoftoi se homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill, në orën 10:00-13:00, në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.