Ndeshja me Moldavinë: Skuadra e Kombëtares bëhet gati për përballjen në Kishinjev
di Redazione
17/11/2023
Zhvillohet ditën e sotme ngjarja e shumëpritur për Shqipërinë dhe adhuruesit e sportit. Kombëtarja shqiptare ndeshet me Moldavinë, një përballje kjo fitorja e së cilës do të kualifikojë zyrtarisht vendin në Euro 2024.
Përsa i përket Gjermanisë, ajo është vetëm një pikë larg, megjithatë Kuqezinjtë kanë si qëllim fitoren. Ata kanë bërë një punë të mirë për të pasur rezultatet e tanishme, me futboll spektakolar dhe gola të mrekullueshëm.
Formacioni i parashikuar është ai i ndeshjes kundër Çekisë , me ndryshim në mbrojtje. Pranë kapitenit të skuadrës Berat Gjimshiti, rimerr postin e titullarit Ardian Ismajli.
Për ndeshjen e shumëpritur Kryetari i bashkisë ka ftuar qytetarët ta ndjekin në Tirana Fan Zone. Tifozët luajnë një rol kyç në motivimin e sportistëve. Mbështetja për shqiponjat kuqezi është e rëndësishme për ëndrrën e përbashkët europiane.
Edhe tifozët e Moldavisë sigurisht presin fitoren dhe do të jenë në `Stadionul Zimbru` për t`i dhënë kurajo skuadrës së zemrës.
Të gjithë janë duke e pritur me padurim ngjarjen e sotme kudo në botë.
Articolo Precedente
Megaoperacioni Tempulli: Arrestohet 27- vjeçari në Myslym Shyr