Ndeshja Tirana-Partizani, arrestohen 4 persona
di Redazione
04/12/2023
Në ndeshjen e mbajtur mes Tirana-Partizanit është bërë një kaos i vërtetë nga tifozat.
Gjatë saj, ata kanë hedhur lëndë piroteknike. Për këtë situatë, u identifikuan dhe shoqëruan nga autoritetet e policisë personat përgjegjës.
U arrestuan 4 persona që kryen veprime të dhunshme dhe hodhën flakadanë në fushë.
Sipas policisë janë ndaluar D.A , R.M , Q.C DHE E.D, banues në Tiranë.
Në hetim janë tre persona me inicialet R.B , G.X dhe një minoren 14 vjeç.
Në kërkim ndodhen J.S, M.B, po banorë në Tiranë.
Materialet e grumbulluara i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe këta individë do të procedohen për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.
Articolo Precedente
Arratiset nga aeroporti i Rinasit, shqiptari arrestohet në Gjermani
Articolo Successivo
Tendencat për festat e fundvitit: E kuqja dhe jeshilja në krye të listës