Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Negociatat, Brukseli në veprim: Më 29-30 Tetor, delegacioni i europarlamentarëve viziton Tiranën

01/10/2024

Negociatat, Brukseli në veprim: Më 29-30 Tetor, delegacioni i europarlamentarëve viziton Tiranën

Parlamenti Europian ka vendosur të dërgojë në vendin tonë, në fund të këtij muaji, një delegacion me përfaqësim shumëpartiak për të vëzhguar nga afër situatën politike. Ky vendim u mor në mbledhjen e parë të komitetit të ri të stabilizim-asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Kryetar i këtij komiteti u zgjodh eurodeputeti italian i së majtës, Marco Tarquinio. Ai gjithashtu ka përvojë në fushën mediatike.

Gjatë fjalimit të tij ai tha se : "Eurodeputet dhe politikanët shqiptar janë bashkëpergjegjës për të përshpejtur rrugën e integrimit të Shqipëris në familjen Evropiane"

Më 14 Tetor, ky komitet do të informohet në mënyrë konkrete dhe të detajuar mbi situatën politike në vendin tonë, e cila është tensionuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.

Këto zhvillime nga Brukseli përkojnë me vendimin e ambasadorëve të 27 shteteve anëtare për nisjen zyrtare të negociatave më 15 Tetor. Nuk është ende e qartë se sa do të ndikojë rikthimi i përplasjeve të dhunshme në Parlament dhe protestave masive në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Vazhdimisht është kërkuar konsensus politik për reformat e integrimit, pas një vonese prej gati dhjetë vitesh që kur vendit tonë iu dha statusi i kandidatit për anëtarësim në BE.