Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Ngjarja e ditës së hënë , Ministrja Koçiu : Forcimi i bashkëpunimit shoqëror për parandalimin e dhunës dhe garantimin e sigurisë në shkolla

21/11/2024

Ngjarja e ditës së hënë , Ministrja Koçiu : Forcimi i bashkëpunimit shoqëror për parandalimin e dhunës dhe garantimin e sigurisë në shkolla

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ishte e pranishme në seancën dëgjimore të Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, organizuar për të përkujtuar përvjetorin e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Koçiu shprehu shqetësimin për ngjarjen tragjike pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku një 14-vjeçar humbi jetën si pasojë e një akti dhune nga një bashkëmoshatar.

Ministjra shprehu se "MSHMS mbështet fort nismën e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për një Plan Veprimi të koordinuar institucional për sigurinë në shkolla. Vetëm bashkëveprimi i të gjithëve mund të sjellë rezultate të dukshme në drejtim të parandalimit të dhunës, bullizmit, diskriminimit apo stigmatizimit në shkollat tona. Përgjegjësia ndaj fëmijëve është detyrim për të gjithë aktorët e shoqërisë, veçanërisht për trinomit mësues, nxënës dhe prindër”.

“Orientimi, bashkëpunimi dhe unifikimi i politikave për një ambient të sigurt në shkolla do të prodhojë më shumë siguri. Ndaj, të bëhemi të gjithë bashkë për një qëllim madhor: mbrojtjen dhe edukimin e brezit të ri. Duhet të jemi së bashku të gjithë aktorët, institucionet shtetërore, pushteti vendor, komunitetet, partnerët, shoqëria civile, media, për të luftuar fenomene të tilla dhe për të adresuar problematika kaq serioze. Ndaj t’i bashkohemi këtij plan-veprimi, ta mbështesin dhe përmirësojnë atë me propozime produktive, nëse kanë vullnetin pozitiv për të kontribuar për një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj, larg dhunës”, bëri me dije ministrja.

Në mbyllje të kësaj seance Albana Koçiu bëri një falenderim për UNICEF për bashkëpunimin për të mbështetur një plan të ri “Garancia e fëmijëve” i cili ka suportin e Komisionit Evropian për të shprehu të gjitha detajet lidhur me fëmijët.

“Aktualisht kemi 10 mijë familje me fëmijë me aftësi ndryshe që përfitojnë pagesa cash, por përpos mbështetjes financiare, padiskutim qëllimi primar mbetet edhe ofrimi i shërbimeve rehabilituese riintegruese. Fondi Social ka mbështetur deri më sot krijimin e 8 qendrave të dedikuara për fëmijët me aftësi ndryshe në të gjithë vendi duke pas parasysh se që nga fillimi i aplikimit të këtij instrumenti financiar kemi 73 shërbime të reja me 35 mijë përfitues, shumë prej tyre të mitur”