Njerëzit që jetojnë më gjatë – Këto janë 9 faktorët që lidhen ngushtë me jetëgjatësinë e tyre
di Redazione
18/08/2023
"Zonat blu" quhen zona të ndryshme të botës ku njerëzit jetojnë shumë më gjatë. Në këto territore mund të gjejmë një numër të lartë njerëzish të cilët I kane kaluar 100 vite jetë.
Këto rajone u quajtën "zona blu" pasi demografi belg Michel Poulain dhe mjeku italian Gianni Pes zbuluan një popullsi me tipare të tilla në rajonin e Barbaglias (Sardenjë, Itali) dhe e shënuan zonën me bojë blu.
Në rajonin e Barbaglias, i cili është vendosur në zonën malore të Sardenjës, ekziston përqendrimi më i madh në botë i njëqindvjeçarëve. Ishulli Okinaëa është i banuar nga gratë më të vjetra në Tokë.
Cili është sekreti i kësaj jetëgjatësie të madhe? Misteri i zonave blu, ku jetojnë kaq shumë njqindvjeçarë?
Një ekip i përbërë nga disa specialistë (mjekë, antropologë, demografë, nutricionistë, epidemiologë) dhe i udhëhequr nga vetë Dan Buettner udhëtuan shumë herë në zona të ndryshme blu. Ata identifikuan nëntë faktorët e mëposhtëm të jetëgjatësisë, të cilët lidhen me dietën dhe mënyrën e jetesës:
1.Aktivitet fizik intensiv dhe të rregullt në kryerjen e detyrave të përditshme. Koncepti i një stili jetese të ulur është i panjohur për njerëzit që jetojnë në këto rajone
2.Të kesh një "ikigai" një fjalë japoneze e cila përdoret për të përcaktuar "arsyet e të qenit", më saktë, arsyet pse zgjohemi çdo mëngjes
3.Reduktimin e stresit, një faktor i cili është i lidhur ngushtë me pothuajse të gjitha sëmundjet e lidhura me plakjen. Reduktimi i stresit nënkupton ndërprerjen e ritmit normal të jetës sonë të përditshme në mënyrë që të lejojmë kohë për aktivitete të tjera që janë pjesë e zakoneve normale shoqërore. Për shembull, duke marrë një sy gjumë në shoqëritë mesdhetare, duke u lutur në rastin e adventistëve, ceremonia e çajit të grave në Okinaëa, e kështu me radhë.
4."Hara hachi bu" - një mësim konfucian që do të thotë se ne nuk duhet të vazhdojmë të hamë derisa të jemi të ngopur, por vetëm deri në 80% të aftësisë sonë të të ngrënit.
5.Duke i dhënë përparësi një diete që është e pasur me produkte me bazë bimore. Mishi, peshku dhe produktet e qumështit mund të konsumohen, por në sasi më të ulëta
6.Një konsum i moderuar i pijeve alkoolike, i cili konfirmon besimin se ata që pinë moderuar jetojnë më gjatë se ata që nuk pijnë
7.Përfshirja në grupe sociale që promovojnë zakone të shëndetshme
8.Angazhimi në bashkësi fetare me praktika të përbashkëta fetare
9.Ndërtimi dhe mbajtja e marrëdhënieve solide ndërmjet anëtarëve të familjes: prindërve, vëllezërve e motrave, gjyshërve dhe të tjerëve.