Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Njoftimi i OSHEE: Disa zona të Tiranës pa energji elektrike

21/11/2023

Njoftimi i OSHEE: Disa zona të Tiranës pa energji elektrike

Në datat 20-25 nëntor do të ketë stakim të energjisë në disa zona të Tiranës, njofton qytetarët Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Shkak është kryerja remont në disa feeder-a që furnizohen me energji nga NST Qendër, Kinostudio, Selitë, Vorë, Mëzez dhe Valias. Remontet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-15:00.

Këto janë zonat që do të kenë kufizim të energjisë elektrike sipas datave përkatëse:

Në 20 nëntor pa energji pjesërisht zonat :“Tirana e Re”, “Rruga e Barrikadave”, Rruga “Qemal Stafa”, rruga “Hoxha Tahsim”, Shkozë, rruga “Ali Demi”, zona pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, zona pranë maternitetit të Ri, Prezë, Vorë.

Në 21 nëntor pa energji zonat: “Tirana e Re”, “Kushtrimi i Lirisë”, Rruga “Bardhyl”, zona pranë qendrës “17 Nëntori”, Kryegjyshata, Rruga “Pashko Hysi”, zona pranë kompleksit sportiv “Ali Demi”, Gjokaj, Vorë, Tufinë, Fushë-Mëzez, Valias, Kamëz.

Në 22 nëntor zonat: “Tirana e Re”, “Ali Demi”, Rruga “Aleksandër Moisiu”, zona pranë fakultetit të Mjekësisë, Rruga “Bajram Curri”, “Selaudin Zorba”, “Don Bosko”, Prezë, Vorë, Gjokaj, Tufinë, Fushë Mëzez, Valias, Kamëz.

Në 23 nëntor zonat :“Tirana e Re”, Rruga “ Gjon Pali II”, Rruga “Kongresi i Manastirit”, Rruga “Xhezmi Delli”, Rruga “Bardhyl”, rruga “Gogo Nushi”, Rruga “Riza Cërova”, Rruga “4 Dëshmorët”, Prezë, Vorë, Gjokaj, Paskuqan, Fushë Mëzez.

Në 24 nëntor: Rruga “Gjon Pali II”, Rruga “Thanas Ziko”, Qyteti “Studenti”, Gjokaj, Vorë.

Në 25 nëntor do të jetë pa energji pjesërisht Rruga “Met Sallaku”.