Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

“NomadTech” nis pranimin e aplikimeve, 7 milionë euro financim për startup-e

23/04/2025

“NomadTech” nis pranimin e aplikimeve, 7 milionë euro financim për startup-e

Gjatë prezantimit të programit inovativ “NomadTech”, u njoftua zyrtarisht hapja e aplikimeve për grantet e reja të destinuara për startup-et shqiptare, nëpërmjet platformës zyrtare www.nomadtech.al.

Ky program i ri synon të krijojë një model bashkëpunimi në Shqipëri, ku qeveria mundëson një klimë të favorshme për zhvillim, ndërsa sektori privat mbështet financiarisht inovacionin dhe sipërmarrjen.

Për herë të parë në vend, korporatat marrin rol aktiv në financimin e startup-eve, duke kontribuar me 1 milion euro, të cilat i shtohen fondit prej 6 milionë eurosh nga burime publike të dedikuara për vitin 2024.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, gjatë ceremonisë, vuri në dukje rëndësinë e këtij partneriteti si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një ekosistemi të qëndrueshëm inovacioni në Shqipëri.

"Ky program po sjell një model të ri bashkëpunimi: qeveria krijon klimën dhe besimin, ndërsa korporatat kontribuojnë financiarisht në mbështetje të inovacionit."

"Për herë të parë në Shqipëri, sektori privat angazhohet drejtpërdrejt për të mbështetur startup-et vendase, me 1 milion euro financim privat që i shtohet fondeve publike prej 6 milionë euro gjatë vitit 2024."

Qëllimet kryesore të programit janë fuqizimi i profesionistëve të rinj, nxitja e rritjes ekonomike, ndërtimi i një ekosistemi mbështetës për startup-et dhe promovimi i nismave që lidhen me zhvillimin ekonomik, arsimin dhe inovacionin.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.