Ogerta Manastirliu : Siguria e fëmijës , prioriteti ynë të ndalojmë dhunën në institucionet e arsimit
di Redazione
20/11/2024
Ministrja e Arsimit dhe Sportit zhvilloj një takim me drejtues të administratave shtetërore , prindër , mësues dhe partnerë ndërkombëtarë. U diskutua rëndësia e fuqizimit të mekanizmave për parandalimin e dhunës në shkolla, duke u fokusuar në një Plan Veprimi gjithëpërfshirës. Ky plan synon përmirësimin e kurrikulës për edukimin qytetar, forcimin e protokolleve për punonjësit socialë, psikologët dhe oficerët e sigurisë, si dhe krijimin e platformave efektive për identifikimin dhe raportimin e rasteve të bullizmit apo dhunës, përfshirë atë online. Gjithashtu, theksi u vendos te shërbimet mbështetëse për adresimin e fenomeneve të tilla në strukturat arsimore dhe komunitet, duke siguruar një mjedis të sigurt për nxënësit.
Shkak i këtij takimi ishte ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë , e cila është një kërkesë shumë e lartë që kërkon bashkëpunimin mes trekëndëshit mësues-prindër-nxënes. Rregulla dhe metoda në lidhje me edukimin arsimor , kulturor , teknologjik , etj do të vihen efiçençë për t'u përballur me sifdat e kohës.
Këtë ngjarje ministrja e bëri të ditur pasi ndau dhe pamje në rrjete sociale.
"Siguria e fëmijëve është prioriteti ynë absolut dhe fuqizimi i mekanizmave të parandalimit ndaj çdo forme dhune brenda apo jashtë shkolle, mbetet angazhimi ynë i përbashkët."
"Ngjarja e rëndë e ndodhur dy ditë më parë, është një këmbanë e fortë, e cila kërkon forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes trinomit mësues - prindër - nxënës; një qasje të re në kurrikulën e edukimit qytetar, ligjor, mediatik dhe digjital në gjithë ciklin e arsimit, duke adresuar sfidat e kohës që jetojmë dhe zhvillimin teknologjik dhe social."
Articolo Precedente
Eduard Shalsi në kuvend me homologët gjerman
Articolo Successivo
Ministrja Kumbaro takim me partnerët e GIZ Albania dhe ekspertët e Horwath