OTP merr titullin si "Banka më e mirë e vitit 2024" nga revista The Banker
di Redazione
10/12/2024
Banka OTP Albania është shpallur “Banka më e mirë në Shqipëri” për vitin 2024 nga revista prestigjioze ndërkombëtare The Banker. Ky vlerësim, i njohur si një nga më të rëndësishmit në industrinë globale të bankave, u dha për përmirësimin e raportit kosto/të ardhura dhe aftësinë për të menaxhuar me sukses projekte komplekse të transformimit operativ.
Për të tretin vit radhazi, Banka OTP Albania fiton këtë çmim të rëndësishëm, duke forcuar pozicionin e saj si lider në sektorin bankar të Shqipërisë.
Drejtori i Përgjithshëm z.Bledar Shella "Ky është viti i tretë radhazi që ne marrim këtë vlerësim të rëndësishëm për bankën tonë. Unë besoj se çmimi nga The Banker, i bazuar në cilësinë e lartë të procesit të bashkimit të bankave rritjen e biznesit dhe performancës së shkëlqyer financiare që kemi patur ndër vite, përfaqësojnë mesazhin e duhur që duhet të merrnim këtë fundvit”.
Revista The Banker, pjesë e grupit të njohur Financial Times, çdo vit vlerëson bankat që spikasin për performancën financiare, inovacionin dhe shërbimin cilësor ndaj klientëve. Çmimi i vitit 2024 i është akorduar Bankës OTP Albania si vlerësim për këto arritje:
Produktet dhe ofertat e reja të ofruara gjatë vitit 2024 për segmentit e SME, duke e përcaktuar këtë segment si një treg kryesor .Ofrimin e produkte të reja për financimin e kapitalit qarkullues dhe aseteve fikse për bizneset Start-Up dhe atyre që operojnë në sektorin bujqësor, i cili kontribuon me gati 20% të PBB në Shqipëri dhe ofrimin e shërbimit të bankingut të hapur për klientët individë, i cili mundëson akses në kryerjen e pagesave dhe shërbimeve të tjera përmes aplikacioneve të palëve të treta.
“Është patjetër një vlerësim që i shkon punonjësve të rrallë që kemi në skuadrat tona, por mbi të gjitha klientëve tanë që kanë mirëkuptuar ndryshimet dhe kanë përqafuar të ardhmen e përbashkët”, theksoj Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, z. Bledar Shella.
Çmimi “Banka më e mirë” për vitin 2024 pasqyron përkushtimin e Bankës OTP Albania ndaj një rritjeje të qëndrueshme, investimeve në teknologji të avancuara për shërbimet bankare dhe ofrimit të zgjidhjeve profesionale dhe inovative për të plotësuar nevojat e klientëve.
Ky çmim shërben si një nxitje e rëndësishme për të vazhduar rritjen, duke forcuar pozicionin e Bankës OTP Albania si një institucion lider dhe një partner i besuar financiar në Shqipëri. Si pjesë e Grupit OTP, një nga institucionet financiare më të mëdha dhe me rritje të shpejtë në Evropën Qendrore dhe Lindore, Banka OTP Albania mishëron vlerat dhe standardet e larta të grupit, duke kontribuar në fuqizimin dhe zgjerimin e tij në tregun bankar shqiptar.