“Paketa e Maleve” – një mundësi për ata që duan të investojnë në tokën e trashëguar
di Redazione
26/03/2025
“Paketa e Maleve” është ligji i ri i miratuar për të nxitur investimet në zonat malore, i hapur për të gjithë të interesuarit, përfshirë emigrantët dhe rezidentët, që duan të ndërtojnë në tokën e tyre.
Përmes projektit “Investo në tokën tënde”, kjo nismë synon të tërheqë investime në këto zona, duke ofruar mbështetje të reja dhe politika lehtësuese për investitorët.
Paketa e Maleve u prezantua sot në Kalanë e Rozafës, në Shkodër, gjatë një takimi ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, si dhe kryetarë bashkish nga zonat veriore, sipërmarrës dhe përfaqësues të tjerë.
Kjo paketë synon të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm në sektorët e turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit, duke u bazuar në ruajtjen e peizazhit natyror, trashëgimisë kulturore dhe identitetit lokal. Zonat malore të përfshira janë shpallur me përparësi për të nxitur ekonominë vendore.
"Ne sot këtu jemi për të dhënë disa informacione konkrete lidhur me një ligj tanimë, një nisëm e kthyer në ligj me emrin “Paketa e Maleve” që është një ligj dhe synon dhe unë besoj që ia del të kapërceje pengesat e panumërta e një vonesë historike në zhvillimin e pronës në territoret malore dhe posaçërisht në ato territore ku pronarët e ligjshëm, pronarët me zakon me të drejtë, nuk e kanë pranuar 7501 dhe kanë këmbëngulur që toka t’iu njihet e ndarë siç ata janë dakordësuar me njëri-tjetrin duke u kthyer praktikisht në kufijtë e paracaktuar nga të parët e tyre."
Articolo Precedente
KLP miraton listat e kandidatëve për vakancat në pesë prokurori