Panairi i librit/Ngjarja kulturore vetëm pak ditë larg
di Redazione
13/11/2023
Edhe pak ditë na ndajnë nga eventi i rëndësishëm i Tiranës, panairi i 26-të i librit. Duke filluar nga data 15 deri në 19 nëntor do të mbahet kjo ngjarje kulturore duke ftuar të gjithë të bashkohen e të lexojnë librat e mrekullueshëm.
Panairi i librit është një event që gjithmonë zgjon interesin e lexuesve të vjetër dhe të rinj. Do të kenë mundësinë të zgjedjin nga larmia e librave të pafund që do të ekspozohen nga organizuesit e panairit. Jo vetëm do të shijoni leximin e një libri të mirë , por edhe do të keni mundësinë të shfrytëzoni këtë ngjarje duke marrë pjesë në aktivitetet që do të programohen enkas për dashamirësit e librave.
Do të diskutohet mbi problemet që ka aktualisht letërsia bashkëkohore , përkthimi në shqip dhe aktivitete që do të bëjnë bashkë autorë dhe lexues.
Në panair do të jenë të pranishëm dhe autorë të huaj.
Lilian Thurami, futbollisti francez do të jetë aty për të prezantuar librin `Mendimi i bardhë `. Veprat e tij trajtojnë tema rreth diskriminimit, për të cilat ai edhe është vlerësuar me çmime.
Alessio Puleo, Ilide Carmignani, Viola Ardone janë gjithashtu disa emra të rëndësishëm.
Articolo Precedente
Shqipëria, rekord turizmi/ Media italiane shkruan për triumfin e vendit tonë turistik
Articolo Successivo
Klinika Mjekësore RDAC/Kujdes Shëndetësor i Personalizuar