Panairi krijues: Fuqizimi ekonomik i grave dhe sipërmarrjet e reja
di Redazione
14/12/2023
Të gjithë mund të marrin pjesë në një një event unik ditën e sotme, më 14 dhjetor.
Për herë të parë një panair i dedikuar për gratë sipërmarrëse në industrinë krijuese. Një mundësi e shkëlqyer për t’u njohur me produkte origjinale dhe krijueset e tyre.
Në Destil Creative Hub, ora 11:00 – 20:00 do të shihni çfarë është përgatitur për të treguar dhe njëherë që gratë mund t`ia dalin dhe të kenë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit.
Ky panair organizohet nga DESTIL Creative Hub në bashkëpunim me Akademinë për Gratë Sipërmarrëse dhe mbështetet nga Departamenti i Shtetit dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në bashkëpunim me Qendrën Aleanca Gjinore për Zhvillim me qëllim fuqizimin ekonomik të grave dhe perspektivën gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit, bazuar në Gender Equity and Equality Action (GEEA) nga Departamenti i Shtetit.
Ambasada e Sh.B.A. në Tiranë mbron dhe promovon interesat e Sh.B.A dhe zhvillon marrëdhënie me Republikën e Shqipërisë, si edhe me bashkësitë e biznesit, të punës, medias, qytetarë, akademikë, fushës ushtarake, arsimore, të arteve e kulturës.
Articolo Precedente
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit: Tempulli i artit skenik shqiptar