Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Papa i ri i Kishës Katolike: Robert Prevost merr emrin Leo XIV

09/05/2025

Papa i ri i Kishës Katolike: Robert Prevost merr emrin Leo XIV

Në një ngjarje historike për Kishën Katolike, më 8 maj 2025, Kardinali amerikan Robert Francis Prevost u zgjodh si Papa Leo XIV, duke u bërë papa i parë nga SHBA. Me përvojë të gjatë si misionar dhe udhëheqës fetarë në Amerikën Latine, ai sjell në Selinë e Shenjtë një frymë reforme dhe përkushtimi ndaj drejtësisë sociale.

Pas vdekjes së Papa Françeskut më 21 prill, konklava e mbajtur në Kapelën Sistine u mbyll me votimin e katërt, nga ku doli emri i Prevost. Në fjalimin e parë, Papa Leo XIV theksoi nevojën për paqe, unitet dhe mbështetje për më të dobëtit.

“Paqja qoftë me ju të gjithë. Vëllezër dhe motra, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur. Dëshiroj t’ju dërgoj një përshëndetje paqeje që arrin familjet tuaja, për të gjithë ju, kudo që jeni paqja”, tha ai duke falënderuar paraardhësin e tij, Papa Françeskun.

“Njerëzimi ka nevojë për Krishtin si një urë përmes së cilës mund të arrijë Zotin dhe dashurinë e tij. Na ndihmoni dhe le të ndihmojmë njëri-tjetrin, të ndërtojmë ura”, tha Papa i ri.

Zgjedhja e tij shënon një kthesë simbolike dhe shpirtërore, duke lidhur për herë të parë historinë e Kishës me kontinentin amerikan në krye të saj.