Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Parku kombëtar i Vjosës: Prezantohen 3 idetë finaliste të konkursit

06/12/2023

Parku kombëtar i Vjosës: Prezantohen 3 idetë finaliste të konkursit

Ditën e sotme është zhvilluar prezantimi i tre ideve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës.

Finalistët janë: Casanova+Hernandez Architecten, Roterdam, Hollandë, CEBRA A/S & Arup Internatioonal Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO, Kopenhagën, Danimarkë dhe Ensamble Studio, Madrid, Spanjë.

Vjosa ështe e pasur në biodiversitet dhe mbrojtja e saj bëri bujë në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Ambjentalistë, aktorë dhe aktivistë u përfshinë për të admiruar dhe forcuar sigurinë e ekzistencës së këtij parku të shpallur në mars të këtij viti.

Me mbi 3.2 milionë vizitorë, shqiptarë dhe të huaj, ekoturizmi nuk mbetet një strategji, por zbatohet këtu.

Lumi i Vjosës është lumi i egër që mahniti botën mbarë , zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe mundësitë për një ekonomi të komunitetit janë të shumta dhe tregojnë që ka potencial për përmirësimin e të ardhmes së komunitetit.