Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

`Partneritete me palë të interesit në mbështetje të transformimit digjital`/ Kryeministri Rama i bashkohet sesionit në Francë

10/11/2023

`Partneritete me palë të interesit në mbështetje të transformimit digjital`/ Kryeministri Rama i bashkohet sesionit në Francë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është bashkuar ftesës së drejtoreshës së UNESCO-s.

Audrey Azoulay ka ftuar Ramën në sesionin e nivelit të lartë ku do të trajtohej tema e ``Partneritete me palë të interesit në mbështetje të transformimit digjital.

Kështu, ai është drejtuar në Francë  për ta ndjekur këtë takim të rëndësishëm.

Kryeministri i vendit ka postuar dhe në rrjetet e tij foto nga sesioni.

“Në UNESCO me ftesë të drejtores së përgjithshme, Audrey Azoulay , për të adresuar në Sesionin e nivelit të lartë, me temë “Partneritete me palë të interesit në mbështetje të transformimit dixhital”- shkruan Edi Rama.

Audrey Azoulay është një nëpunëse civile dhe politikane franceze, e cila ka shërbyer si Drejtoreshë e Përgjithshme e Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara që nga viti 2017, duke u bërë liderja e dytë femër e organizatës.