Pastrimi i hidrovorit të Vilusë lehtëson kullimin e mbi 2 mijë hektarë tokë bujqësore
nga Redazione
03/02/2025
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural publikoi sot pamje nga puna e kryer për pastrimin e kolektorit të hidrovorit Vilu në Velipojë. Ky proces, që shtrihet në një gjatësi prej 6 kilometrash, ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kullimit për rreth 2,000 hektarë tokë bujqësore, duke lehtësuar punën e fermerëve dhe rritur efektivitetin e sistemit vaditës në zonë.
"Kjo ndërhyrje siguron mbrojtje nga përmbytjet të tokave bujqësore dhe ndihmon në rritjen e rendimentit të cilësisë së prodhimeve bujqësore."