Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Përfundon me sukses operacioni `Selita`, arrestohen autorët

11/12/2023

Përfundon me sukses operacioni `Selita`, arrestohen autorët

Ka përfunduar suksesshëm operacioni i policisë `Selita`.

Dy autorët e dyshuar për kryerjen e veprimtarisë kriminale ndaj pronës dhe pasurisë, janë arrestuar.

Ata vodhën me dhunë një shumë parash në Selitë të një pike karburanti.

Janë sekuestruar: një thikë, mjeti i transportit dhe veshjet e përdorura nga autorët e krimit.

Punonjësit e Komisariatit të Policisë Nr.2 janë angazhuar dhe kanë reaguar menjëherë në kapjen e shtetasve që duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, kanë ekzekutuar aktin e vjedhjes me dhunë.

Janë arrestuar A.L, 22-vjeç dhe K.L, 21-vjeç, banorë të Tiranës.

Për veprime të mëtejshme, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.