Përmbytje e fluturime të anuluara - Moti i keq përfshin edhe Gjermaninë
di Redazione
17/08/2023
Reshje të dendura shiu shkaktuan përmbytje dhe cuan në anulimin e dhjetëra fluturimeve në aeroportin e Frankfurtit, më i ngarkuari i vendit dhe një qendër kryesore evropiane, janë shprehur autoritetet ditën e enjte.
Aeroporti kishte grumbulluar sasi të mëdha uji në pistë të mërkurën në mbrëmje dhe trajtimi tokësor u pezullua për më shumë se dy orë, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Faqja e internetit e aeroportit tregoi se rreth 70 fluturime u anuluan deri në orën 23:00, kur fluturimet zakonisht ndalen gjatë natës, ndërsa 23 fluturime të drejtuara për në Frankfurt u devijuan në aeroporte të tjera.
Reshjet në pjesë tëndryshme të Gjermanisë jugperëndimore dhe qendrore çuan në përmbytje të bodrumeve dhe rrugëve. Në Gelsenkirchen, në rrethin perëndimor të Ruhrit, shërbimi zjarrfikës tha se njerëzit u shpëtuan nga makinat e tyre pasi disa nënkalime të autostradave ishin nën ujë.