Pirdeni : Fokus sigurinë kiberentike dhe akses në shërbime cilësore
di Redazione
11/12/2024
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ishte pjesëmarrëse në Konferencën Vjetore 2024 në panelin e dedikuar “Digjitalizimin e Shërbimeve Publike dhe të Drejtave të Njeriut në Shqipëri”.
Ajo bëri me dije se një ndër objektivat ishin rëndësia e ofrimit të shërbimeve publike cilësore, të shpejta dhe efektive për të gjithë qytetarët dhe po ashtu forcimi i sigurisë kibernetike për të mbrojtur të dhënat personale nga çdo kërcënim, duke garantuar siguri dhe privatësi për çdo individ.
"Në Konferencën Vjetore 2024 të Avokati Popullit, tek paneli i dedikuar për “Digjitalizimin e Shërbimeve Publike dhe të Drejtave të Njeriut në Shqipëri”, u ndala tek fokusi ynë për të garantuar:
Akses në shërbime cilësore, të shpejta dhe efektive për këdo
Forcim të sigurisë kibernetike për të garantuar mbrojtje të gjerë të të dhënave të çdo qytetari nga çdo rrezik a kërcënim."
Articolo Precedente
Manastirliu : Fokus parandalimin e dhunës dhe siguria në shkolla