Pirro Vengu takim me homologun e tij në Francë Sébastien Lecornu
di Redazione
06/11/2024
Ministri Pirro Vengu zhvilloj nje takim në Francë ku mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar EURONAVAL, dhe zhvilloj nje takim zyrtar me homologun e tij z. Sébastien Lecornu.
Ai i shprehu atij respektin për vëzhgimin kushtuar Shqipërisë dhe rolit në lidhje me stabilitetin e Evropës Juglindore.
Gjatë takimit, ministrat theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Francës dhe diskutuan projekte konkrete për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ata shprehën gjithashtu angazhimin për zhvillimin e kapaciteteve të reja mbrojtëse, duke synuar përmbushjen e objektivave të përbashkëta të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes z. Pirro Vengu vlerësoi se në vijim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht pas vizitave të ndërsjella të presidentit Macron dhe kryeministrit Rama dhe nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare të nivelit më të lartë, bashkëpunimi mes dy vendeve mbështetet edhe në dimensionin gjithnjë e më të rëndësishëm të industrisë ushtarake.