Pirro Vengu takim me Nënsekretaren e Mbrojtjes për Politikat, Amanda Dory në Pentagon , Washington D.C
di Redazione
22/11/2024
Minstir Vengu ndodhet në Washington D.C ku u prit nga Nënsekretaria e Mbrojtjes për Politikat , Amanda Dory. Tematikat e këtij takimi ishin siguria po ashtu dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes SHBA-së dhe Shqipërisë në funksion të planprogramit të NATO-s.
Qeveria shqiptare po menaxhon buxhetin më të lartë të dy dekadave të fundit për Mbrojtjen , dhe gjithashtu Vengu u shpreh se duhet të bashkëpunojmë me aleatin tonë strategjik , për zhvillimin e sigurisë që të mund të përballojmë çdo lloj problemi duke filluar që tek mbrojtja kibernetike.
Gjithashtu ai shprehu se u fol për një Financim të Huaj Ushtarak nga SHBA për një modernizim të përgjithshëm të Forcave të Armatosura duke bashkëpunuar dhe me qeverinë shqiptare për fillimin e një industrie shumë të fort ushtarake.
"Shqipëria qëndron e palëkundur në përmbushjen e objektivave të NATO-s, duke forcuar kapacitetet kombëtare dhe duke kontribuar në sigurinë euroatlantike, krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës." - shprehu Vengu në rrjete sociale.
Articolo Precedente
KLP vizitë në Këshillin Suprem të Magjistratëve në Paris
Articolo Successivo
Tirana Magazine ju uron Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe