Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Policia e Shtetit dhe Meta Platforms INC forcojnë bashkëpunimin për të luftuar krimin kibernetik me efikasitet më të lartë

15/04/2025

Policia e Shtetit dhe Meta Platforms INC forcojnë bashkëpunimin për të luftuar krimin kibernetik me efikasitet më të lartë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme një delegacion nga kompania Meta Platforms INC. Në përbërje të tij ishin znj. Kateryna Kruk, Drejtuese Rajonale e Politikave Publike për Europën Qendrore dhe Lindore, dhe z. Birger Witt, Menaxher për Besimin dhe Sigurinë në të njëjtin rajon.

Takimit iu bashkuan gjithashtu Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, si dhe Drejtoresha e Hetimit të Krimeve Kibernetike, Drejtues i Parë Ervina Gjana.

Diskutimi gjatë takimit ishte i hapur dhe konstruktiv, me fokus kryesor forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e hapësirës digjitale.

Biseda u përqendrua në adresimin e sfidave të hasura në platformat sociale të administruara nga kompania “Meta INC.”, si dhe në domosdoshmërinë për krijimin e mekanizmave të përbashkëta që do të rrisin efikasitetin në hetimin dhe menaxhimin e rreziqeve online.