Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Politikat e Arsimit të Lartë 2030 – Rruga drejt Standardeve Ndërkombëtare dhe Integrimit Evropian

18/02/2025

Politikat e Arsimit të Lartë 2030 – Rruga drejt Standardeve Ndërkombëtare dhe Integrimit Evropian

Në një event të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, u prezantua sot Dokumenti i Politikave të Arsimit të Lartë 2030, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ministres Ogerta Manastirliu, si dhe përfaqësuesve të universiteteve publike dhe jopublike, Bordit të Akreditimit, Bankës Botërore dhe institucioneve të lidhura me arsimin.

Ky dokument përbën një paketë reformash të strukturuara për zhvillimin e arsimit të lartë në Shqipëri, duke e përafruar atë me standardet ndërkombëtare, mbështetur integrimin evropian dhe fuqizuar rolin e tij si një faktor kyç për zhvillimin e vendit.

Dokumenti pasqyron angazhimin për rritjen e cilësisë dhe përafrimin e arsimit të lartë shqiptar me standardet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA) dhe Kërkimit Shkencor (ERA). Synimi kryesor është transformimi i universiteteve në motorë të zhvillimit ekonomik e social, përmirësimi i mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, si dhe nxitja e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë në Shqipëri.

"Janë gjëra shumë pozitive që kanë një potencial domethënës dhe që tani kërkojnë fokus dhe kërkojnë që secili të luajë si duhet rolin e vet. Për sa i takon qeverisë, me siguri që ne ndihemi shumë komod në këto kushte, kur ky produkt, është një produkt i bashkautorësisë së të gjithëve dhe gjasat që të ndeshë në kundërshti, normalisht janë minimale dhe ndërkohë patjetër, që do të duhet një punë e përbashkët po kaq intensive dhe po kaq e fokusuar për të bërë adresimet e duhura në ligjin për arsimin e lartë, sepse ka kaluar e gjithë koha e nevojshme për të rishikuar kuadrin ligjor në ato që kemi mësuar nga eksperienca por nga çfarë na kanë mësuar zhvillimet e reja rreth e rrotull, apo edhe aleancat e ndërtuara tanimë nga universitetet, falë një hapi shumë të rëndësMinistria e Arsimit prezantoi sot Dokumentin e Politikave të Arsimit të Lartë 2030, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve akademikë e ndërkombëtarë.ishëm që kemi bërë dhe për këtë jam shumë krenar si qeveri, duke thyer atë murin ndarës midis BE dhe vendeve jashtë BE, pasi Shqipëria ka qenë në pararojë të kësaj beteje dhe faktikisht në samitin e bërë këtu në Tiranë të Bashkimit Europian, u vendos që edhe për universitet europianë që nuk janë në BE, pra edhe për vendin tonë, të hapet mundësia e futjes në aleancën europiane të universiteteve."