Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Presidenti Begaj mirëpret Ambasadorin e ri të Spanjës, Gabriel Cremades Ventura, me dorëzimin e Letrave Kredenciale

23/04/2025

Presidenti Begaj mirëpret Ambasadorin e ri të Spanjës, Gabriel Cremades Ventura, me dorëzimin e Letrave Kredenciale

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Mbretërisë së Spanjës, Sh.T.Z. Gabriel Cremades Ventura. Gjatë takimit, Presidenti Begaj theksoi se bashkëpunimi politik në nivelet më të larta pasqyron marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Presidenti Begaj nënvizoi gjithashtu se ekzistojnë ende mundësi për të thelluar bashkëpunimin, veçanërisht në fushën ekonomike.

“Në këtë këndvështrim, turizmi do të ishte një mundësi shumë e mirë nga ku do të përfitonin të dyja vendet tona”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen ndaj Ambasadorit Gabriel Cremades Ventura për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës ndaj procesit të integrimit dhe politikave të saj të zgjerimit.

“Spanja është zë aktiv në Këshillin e BE-së për sa i përket sundimit të ligjit dhe tregon gatishmëri për të ngritur çështje që lidhen me procesin e reformave në rajon dhe në Shqipëri”.

Në veçanti, Presidenti i Republikës çmoi vendimet e fundit që lehtësojnë njohjen e dokumenteve të udhëtimit për qytetarët e Kosovës.

Presidenti Bajram Begaj