Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Presidenti Begaj nderon Dëshmorët e Kombit me homazhe zyrtare

05/05/2025

Presidenti Begaj nderon Dëshmorët e Kombit me homazhe zyrtare

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, zhvilloi sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke vendosur një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”. Me këtë akt nderimi, Kreu i Shtetit vlerësoi sakrificën e dëshmorëve për atdheun dhe përcolli një mesazh frymëzues për të rinjtë.

“Më 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, përulemi para guximit dhe sakrificës së atyre që dhanë gjithçka për çlirimin e Shqipërisë. Vlerat e tyre, trimëria dhe përkushtimi ndaj lirisë janë trashëgimi e shenjtë.Ne e kemi për detyrë t’i përcjellim brezit të ri këtë flakë atdhedashurie, duke nderuar përjetësisht kujtimin e tyre”- shkroi Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në profilin e tij zyrtar në Facebook.