Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Presidenti Begaj në vizitë zyrtare në Austri, pritur me nderime të larta nga Presidenti Van der Bellen

25/03/2025

Presidenti Begaj në vizitë zyrtare në Austri, pritur me nderime të larta nga Presidenti Van der Bellen

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, nisi vizitën zyrtare në Austri, ku u prit me nderime të larta nga Presidenti Alexander Van der Bellen. Fillimisht, ata zhvilluan një takim kokë më kokë, pasuar nga bisedime me praninë e delegacioneve përkatëse, ndërsa në përfundim, krerët e dy shteteve mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Si shenjë e miqësisë së gjatë mes Shqipërisë dhe Austrisë, krerët e dy shteteve theksuan angazhimin e tyre për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm, duke ndarë qëndrime të përbashkëta mbi sfidat integruese rajonale dhe evropiane, si dhe mbi vizionin strategjik për afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Gjatë bisedimeve, të cilat prekën një gamë të gjerë çështjesh, Presidenti Begaj ndau detajet kryesore në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin Van der Bellen. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e hershme dhe të vazhdueshme të Austrisë në fusha si ekonomia, arsimi, turizmi, reforma në drejtësi dhe, veçanërisht, në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Marrëdhëniet tona përbëjnë një partneritet që forcohet dita ditës”, – shprehu Presidenti Begaj, duke theksuar se Shqipëria dhe Austria kanë një dialog politik të shkëlqyer, ndajnë të njëjtat interesa strategjike, duke ruajtur vlerat e përbashkëta Euroatlantike: “Ne duhet të mundësojmë që këto interesa strategjike të reflektohen në veprime të përbashkëta për një të ardhme të një Shqipërie të zhvilluar, një Shqipëri anëtare të Bashkimit Evropian, një Ballkan Perëndimor të sigurt, paqësor dhe të integruar në BE, dhe një rajon larg ndikimit të aktorëve të tretë”.