Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Presidenti Begaj shpreh urimet për Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan

19/05/2025

Presidenti Begaj shpreh urimet për Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan

Kreu i Shtetit shqiptar, Sh. T. Z. Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij për Presidentin e zgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 18 maj 2025. Ish-kryebashkiaku i Bukureshtit, Dan, doli fitues përballë kandidatit rival George Simion.

Në mesazhin e urimit, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Rumanisë, duke shprehur gjithashtu angazhimin e tij për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Urime @NicusorDanRO për zgjedhjen tuaj si President i Rumanisë! Shqipëria dhe Rumania gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore. Pres me kënaqësi të punojmë së bashku për forcimin e mëtejshëm të tyre në dobi të popujve tanë miq.”- u shpreh Presidenti Begaj në rrjetet sociale.