Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Presidenti Begaj uron për 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

01/04/2025

Presidenti Begaj uron për 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu sot urimet e tij me një mesazh për 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

"16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16-vjetorin e anëtarësimit në Aleancën më të suksesshme të mbrojtjes kolektive, NATO.Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e Aleancës, me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s."

"Shqipëria do të vijojë të jetë e përkushtuar ndaj Aleancës Euroatlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare.” ,theksoi Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.