Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Procedura Whipple , Koçiu : Ndërhyrje kirurgjikale me standarte të larta në Spitalin e Traumës

02/12/2024

Procedura Whipple , Koçiu : Ndërhyrje kirurgjikale me standarte të larta në Spitalin e Traumës

Ministrja njoftoi sot përmes rrjeteve sociale një arritje të rëndësishme në Spitalin Universitar të Traumës, ku është diagnostikuar dhe trajtuar me sukses një rast i kancerit të kokës së pankreasit. Pacientja iu nënshtrua procedurës së avancuar Whipple në Klinikën e Kirurgjisë 1, duke konfirmuar përkushtimin e institucionit për kujdes shëndetësor cilësor.

Ajo theksoi se suksesi bazohet në:

  • Staf të kualifikuar dhe të përkushtuar,
  • Infrastrukturë të avancuar dhe të mirëorganizuar,
  • Teknologji moderne për diagnostikim dhe imazheri.

"Sigurojmë diagnostikim të saktë dhe ndërhyrje kirurgjikale me standarde të larta," përfundoi ministrja në mesazhin e saj.

Ky është një tjetër hap përpara në përmirësimin e shërbimeve mjekësore në Shqipëri.

Gjithashtu ajo shprehu dhe mirënjohje për stafin mjeksor që bëri të mundur realizimin e kësaj ndëhyrje ,

"Mirënjohje stafit mjekësor që realizoi këtë ndërhyrje të suksesshme : Kirurgët : Dr. Dritan Çela, Dr. Valmira Abilaliaj, Dr. Dorina Shtjefni, Dr. Ardian Kurti.Reanimatori : Dr. Dritan Muzhadhe Infermierët : Anxhela Lamce, Arta Prendi, Mirela Heti, Flutura Balla."