Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Proda mirëpret ambasadoren e Japonisë , krijimi urave të reja për bashkëpunim në fusha të përbashkëta

21/01/2025

Proda mirëpret ambasadoren e Japonisë , krijimi urave të reja për bashkëpunim në fusha të përbashkëta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Ambasadorja e Japonisë, Sh. S. znj. Kato Kikuko, bien dakord për ndërtimin e urave të reja bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

Në një takim kortezie të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda dhe Ambasadorja e Japonisë, znj. Kato Kikuko, u shoqëruan nga Zëvendësambasadori japonez, z. Fujimura Daisuke, dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të deritanishëm mes agjencive ligjzbatuese të dy vendeve, veçanërisht në fushën e hetimeve të krimeve kibernetike.

Proda dhe Kikuko riafirmuan angazhimin për ta forcuar më tej këtë bashkëpunim, duke kombinuar teknologjinë e avancuar japoneze me gatishmërinë dhe profesionalizmin e strukturave të Policisë shqiptare, për të realizuar ndërhyrje policore me ndikim global.

Gjatë takimit, lufta kundër krimit kibernetik, një fenomen me përmasa globale, u cilësua si një prioritet i padiskutueshëm. U theksua se, pavarësisht distancës gjeografike, agjencitë ligjzbatuese duhet të bashkohen dhe të veprojnë si partnere të barabarta dhe të besueshme. Kjo qasje synon përmbushjen e misioneve të përbashkëta, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.