Projektet dinjitoze për modernizimin urban të kryeqytetit po transformojnë rrugët dhe sheshet
di Redazione
26/02/2025
Procesi i transformimit për modernizimin e infrastrukturës në kryeqytet po përparon me ritme të shpejta. Një nga projektet aktuale përfshin Sheshin ”Avni Rustemi”, i cili ndodhet vetëm 500 metra larg qendrës së Tiranës. Ndërtuar në vitin 1935, ky shesh mban statusin e monumentit të kulturës së kategorisë së II që prej vitit 2007.
Sheshi lidh Pazarin e Ri me unazën e brendshme të Tiranës përmes rrugëve “Hoxha Tahsim” dhe “Tefta Tashko-Koço”, duke e bërë këtë zonë një pikë strategjike dhe tërheqëse për zhvillimin urban të kryeqytetit.
Projekti në zbatim përfshin ndërtimin e një parkimi nëntokësor me dy kate, me kapacitet për 210 automjete, si dhe rehabilitimin e fasadave përgjatë rrugës “Luigj Gurakuqi”. Kjo do të krijojë një mjedis të ri që nxit ndërveprimin në komunitet dhe ofron më shumë hapësira për qytetarët dhe turistët.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga nënkryetarja e bashkisë, Anuela Ristani, vizitoi sot kantierin për të inspektuar ecurinë e punimeve.
“Jemi te projekti i parkimit te sheshi “Avni Rustemi”. Pasi Pazari u hap dhe ne kishim shumë vizitorë. Kishim një parkim publik këtu që aspak nuk i përmbushte nevojat dhe u bë e qartë që nevoja për parkim nëntokësor, për të mos zënë hapësirat publike, ishte imediate. Kështu që do të kemi 210 vende parkimi në dy nivele. Në nivelin e parë dhe të dytë do të kemi 8 vende për personat e aftësi të kufizuara, me të gjitha lehtësirat, me ashensor të aksesueshëm dhe rampat respektive. Puna është ndarë në dy segmente në mënyrë që të mos bllokohet trafiku, kështu që kjo është gjysma e parë e gërmimit dhe e punimeve dhe në momentin që ajo do të mbulohet do të vazhdojmë me segmentin tjetër.”- sqaroj ajo për qytetarët dhe gjithashtu shtoj se "Të gjitha standardet janë jo vetëm për parkimin, por do të ketë edhe një rishikim të fasadave te gjithë “Luigj Gurakuqi”. Përveç atyre që janë momente kulturë që janë trajtuar, pjesa tjetër e fasadave do të mbulohet jo vetëm me veshje kapot, por edhe me pjesën e njësimit.”
Kryeministri Rama theksoi se çështja e parkimit do të ketë prioritet, sidomos në zonat me interes turistik.
“Ne duhet ta shikojmë strategjinë dhe bashkë me Fondin e Zhvillimit që ka bërë disa projekte të suksesshme, ai i Beratit për shembull është super, që po angazhohet me një projekt kombëtar për parkimet sidomos për zonat turistike, duhet të bëjmë një bashkëpunim mes bashkisë dhe Fondit që të rishikojmë dhe një herë strategjinë, të kuptojmë se në cilat pikat kryesore nevralgjike mund dhe duhet të ndërhyjmë dhe pastaj të shohim dhe financimin e ndërhyrjes që të jetë një financim i shpejtë dhe që të mbulojmë sa më shumë nevoja sepse kjo historia e parkimeve po bëhet shumë problem, ndërkohë që nga ana tjetër duhet të vendosim patjetër atë rregullin që kemi folur; domethënë parkimi i dyfishtë duhet të konsiderohet bllokim rruge dhe hyn në të tjera vepra të Kodit, shkon në Kod Penal, kështu që, vetëm kështu arrijmë të dekurajojmë më shumë makinat dhe të lehtësojmë më shumë këmbësorët dhe të nxisim më shumë ecjet.”