Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Projekti Bus Rapid Transit: Prezantohet risia e autobusëve në Tiranë

15/11/2023

Projekti Bus Rapid Transit: Prezantohet risia e autobusëve në Tiranë

Kryetari i bashkisë  ka prezantuar buxhetin e 2024 dhe një nga temat e diskutuara ishte dhe projekti  më i ri që do të zbatohet në Tiranë. Tashmë kryeqyteti do të ketë 3 linja të shpejta të autobusëve , të pajisura me korsi të dedikuara dhe pa ndërprerje.

Gjatë bashkëbisedimit për buxhetin 2024 u diskutua për ekonominë, zhvillimin e qytetit të Tiranës dhe inovacionin.

Veliaj njoftoi se ka marrë autorizimin për grantin nga KFW dhe GIZ për të filluar zbatimin e Bus Rapid Transit.  Kjo është një mundësi jo vetëm për autobusë të rinj por edhe për të implementuar korsitë e dedikuara , ku nuk lejohet kalimi i makinave.  Ai lajmëroi se shpejt do të niste projekti për tre linja: Unaza, Kombinat-Kinostudio dhe Tirana e re.

BRT synon të kombinojë kapacitetin dhe shpejtësinë e një sistemi tranziti hekurudhor të lehtë (LRT) ose tranzit të shpejtë masiv (MRT) me fleksibilitetin, koston më të ulët dhe thjeshtësinë e një sistemi autobusi.

Sistemi i parë BRT në botë ishte BusWay në Runcorn New Town, Angli, i cili hyri në shërbim në 1971. Që nga marsi 2018, gjithsej 166 qytete në gjashtë kontinente kanë zbatuar sisteme BRT, që përbëjnë 4,906 km korsi BRT dhe rreth 32.2 milionë pasagjerë çdo ditë.