Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” u prezantua sot
nga Redazione
08/11/2024
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e drejtuar nga zëvendësministri Sofjan Jaupaj, zhvilloi një tryezë konsultimi me shoqërinë civile, ku u diskutua për projektligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Projektligji, i hartuar me mbështetje nga ekspertët e GIZ Albania, ka për qëllim përmirësimin dhe forcimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve. Kjo nismë ka si synim krijimin e një infrastrukture më efikase për reduktimin e ndotjes dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.
Projektligji ka për qëllim rritjen e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me EU Acquis në fushën e menaxhimit të mbetjeve, duke synuar gjithashtu përmirësimin dhe forcimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve në vend.
Artikulli i Mëparshëm
Pirro Vengu pritet nga homologu i tij në Romë , Guido Crosetto