Qeveria mori vendimin të mbyll Tik Tokun për 12 muaj
di Redazione
06/03/2025
Qeveria Shqiptare ka vendosur të pezullojë përkohësisht rrjetin social TikTok për një periudhë njëvjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të zhvilluar sot.
Sipas saj, TikTok do të jetë i bllokuar për një vit, ndërsa masa për zbatimin e këtij vendimi do të hyjë në fuqi brenda një jave për përdoruesit shqiptarë.
“Kemi analizuar efektet që vijnë nga platformat dixhitale që i përket të gjitha aspekteve shëndetësore, aspekteve që lidhen me shëndetin psiko-emocional të fëmijëve, por edhe me pasojat që lidhen me rastet direkte të dhunës fizike që lidhen pikërisht nga këto elementë që nxiten në mjedisin dixhital dhe pikërisht në platformën e Tik-Tok.
Grupi ndëristitucional i punës ka patur përbërje të gjithë autoritetet përkatëse duke filluar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Duke marrë të gjithë faktet dhe elementët të cilët për ne ka patur rëndësi maksimale dhe që lidhen drejtëpërdrejtë me sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve me mjedisin dixhital kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për platformën e Tik-Tok. Ky kufizim aksesi do të jetë deri në një periudhë 12 mujore, periudhë e cila do të na lejojë ne të gjithë kohën e nevojshme për marrjen e maseve në bashkërendim me përfaqësusit e platformës Tik-Tok”, -shprehu Ogerta Manastirliu.
Vendimi për mbylljen e TikTok-ut u mor nga qeveria në dhjetor 2024. Ky hap u ndërmor pas ngjarjes tragjike ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar, pas një konflikti që kishte nisur në rrjetet sociale.
Articolo Precedente
Italia miraton marrëveshjen për njohjen e pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë
Articolo Successivo
Aeroporti Vlorës , hap aplikimet për vende pune