Rama: BE na ka befasuar me interes të hapur për integrim
di Redazione
04/04/2025
Sot u mbajt takimi inagures i Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të Bashkimit Europian, ku u mblodhën përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile për të thelluar dialogun social dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së.
Takimi, ku ishte pjesëmarrës edhe nga Kryeministri Rama, përfaqëson një hap domethënës në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
"Ne e vlerësojmë këtë veçanërisht sepse falë mënyrës së hapur dhe gatishmërisë së Presidentit dhe ekipit të tij jemi mirëpritur brenda kështjellës së Brukselit si të barabartë dhe madje na është dhënë mundësia për t’u ndjerë, se si është kjo ndjesia i të qenit i barabartë në këtë kështjellë."
"Kështu që kjo është diçka tepër e veçantë."
"Nga ana tjetër jam entuziast vërtet që komiteti do të shërbejë për qëllimin e ndihmës, për qëllimin që të nxitë aktorët tanë të rriten dhe që bëhen një pjesë e rëndësishme e anëtarësisë së Shqipërisë dhe pjesëmarrjes së Shqipërisë në jetën e familjes europiane si anëtare e barabartë shpejt, besoj dhe dëshiroj."
Duke pasur parasysh rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Rama theksoi se Shqipëria është tani në pararojë, pasi ajo hapi negociatat vetëm vitin e kaluar.
“Këtë vit kemi një shans të mirë që të hapim të gjithë grupkapitujt ndaj është ky moment në kohë në të cilin ne duhet të merremi dhe nuk mund të jemi më mirënjohës se kaq. Shpresoj se ajo që ka ndërtuar presidenti Ropke nuk do të shkatërrohet, por do të shërbejë si themel për të ndërtuar më tej”, tha Rama.
Articolo Precedente
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Rama: Një hapësirë e re urbane për Tiranën