Rama mirëpret studentët e Harvardit: Treguan interes për transformimin e Shqipërisë
di Redazione
21/05/2025
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale një video nga takimi që zhvilloi në Kryeministri me një grup studentësh nga Harvard Kennedy School, një nga shkollat më të njohura në botë për studimet në fushën e politikave publike dhe qeverisjes.
“Në këtë videokartolinë mikpritjeje në Kryeministri, të studentëve nga Harvard Kennedy School – një ndër institucionet më prestigjioze në botë të studimeve për politikat publike dhe qeverisjen – të cilët ishin shumë të interesuar të mësonin mbi rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë”-shkruan Rama në rrjete sociale.
Gjatë takimit, studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me sfidat dhe arritjet e qeverisë shqiptare në procesin e transformimit të vendit, duke u ndalur veçanërisht te zhvillimi ekonomik, reformat institucionale dhe rruga drejt integrimit europian.
Vizita ishte pjesë e një udhëtimi studimor të organizuar nga Harvard Kennedy School, në kuadër të shkëmbimeve akademike ndërkombëtare me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Articolo Precedente
Vengu: Forcat elitare shqiptare marrin pjesë në stërvitjen “Defender Europe 25”