Rama ndan pamjet nga mali i Gramozit në Kolonjë , "Vazhdimi i një sezoni të mbar turistik dimëror"
di Redazione
03/12/2024
Mali i Gramozit në Kolonjë është zbardhur nga dëbora e parë, duke ofruar peizazhe mahnitëse për vizitorët vendas dhe të huaj. Paraditen e sotme Kyreministri Edi Rama ndau pamje nga në rrjete sociale të disa turistëve të cilët janë të apasionuar pas alpinizmit.
Duke i uruar të gjithëve një ditë të mbarë , ai shprehu se sezoni turistik dimëror është me udhërrëfyes të certifikuar.
"MIRËMËNGJES
dhe me pamjet nga Maja e Malit të Gramozit në Kolonjë ku dëbora e parë ka sjellë edhe nisjen e aktiviteteve malore, gjithmonë nën shoqërimin e udhërrëfyesve të certifikuar, për të vazhduar një sezon të mbarë turistik dimëror, ju uroj një ditë të mbarë"
Articolo Precedente
Punoni në distancë? Këshilla për të qëndruar të shëndetshëm