Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Rama ndan videon e AIDA-s : Investoni në Shqipëri

13/12/2024

Rama ndan videon e AIDA-s : Investoni në Shqipëri

Paraditen e sotme kryeminstri Edi Rama ndau një video të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA)

"MIRËMËNGJES

dhe me këtë videokartolinë të bukur promovimi të mundësive të Shqipërisë nga Agjencia Shqiptare e Investimeve dhe Zhvillimit (AIDA), ju uroj ditë të mbarë"

Rama i fton të gjithë të ndjekin videon e AIDAS-s duke promovuar potencialin e jashtëzakonshëm që ka Shqipëria duke u bërë thirrje emigrantëve apo investitorëve të huaj të investojnë në Shqipëri.

“Një tokë ku e ardhmja ndërtohet jo vetëm mbi numra dhe statistika, por mbi ëndrra dhe aspirata. Një vend që nuk ekziston thjesht në hartë, por që frymon me mundësi të pakufizuara. Përfytyrojeni veten këtu duke u zgjuar në një vend të pasur me thesaret e natyrës, ku lumenjtë rrjedhin përmes luginave të bukura dhe dielli mbulon me flakë ari fushat bujqësore që shtrihen pafund. Burimet natyrore të Shqipërisë janë të pasura dhe gati për të ushqyer ëndrrat dhe vizionet tuaja. Minerale, energji dhe toka pjellore, që presin të mbjellin suksesin tuaj” , shprehet në videon e AIDA-s.

“Shqipëria është në kryqëzimin ku kulturat dhe tregjet takohen. Nga këtu ju lidheni me Evropën, Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Shqipëria është një vend me shpirt, me një histori dhe energji që nuk resht kurrë. Portet që hapen në Adriatik dhe Mesdhe. Portat që drejtojnë biznesin tuaj në zemrën e kontinenteve, Shqipëria nuk është thjesht një vend, është një ritëm, një puls që ndjek rrjedhën e tregtisë globale”.