Rama: Në “Koço Gliozheni”, Akademia Europiane e Kirurgëve sjell teknikat më të fundit mini-invazive
di Redazione
19/05/2025
Disa nga profesorët më të njohur ndërkombëtarisht në fushën e mjekësisë, pjesë e New European Surgical Academy (NESA) .Akademia udhëheqëse e kirurgëve në disiplina të ndryshme , kanë zgjedhur Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë për të prezantuar teknikat më të avancuara minimalisht invazive në kirurgjinë gjinekologjike.
"Ky shënon një moment të vyer për përditësimin dhe thellimin e dijeve të mjekëve tanë në këtë drejtim, dhe është shembull kuptimplotë i #Shëndetësia2030, me afrimin e standardeve europiane dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore për çdo qytetar." - shprehu Rama në profilin