Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Rama në Luksemburg , ndan pamjet në rrjete sociale

15/10/2024

Rama në Luksemburg , ndan pamjet në rrjete sociale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, postoi në rrjetet sociale pamje nga konferenca e cila u zhvillua në Luksemburg. Në postimin e tij, kryeministri e përshkroi këtë ngjarje si një moment kurorëzimi dhe triumfi për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Ndër të tjera, Rama u shpreh se ky grup kapitujsh dhe detyrat e shumta që Shqipëria ka për të përmbushur në kuadrin e integrimit europian, do t’u ndriçojnë arsyen edhe atyre që kanë ngritur akuza të pabaza kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.

Gjithashtu Rama iu shpreh mediave të pranishme se ndihej shumë i inkurajuar që nisën pjesën më të madhe dhe më të vështirë të punës.

"Është mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe pavarësisht motit gri të Luksemburgut, ndihemi vërtet shumë entuziast dhe mjaft të inkurajuar që më së fundi, nisim pjesën më të vështirë të punës, çka nënkupton çeljen e grupkapitujve të themeloreve me 5 kapituj më shumë, plus tre kritere, të cilat do të na bëjnë që të ecim më përpara dhe do të përmbyllim brenda afatit tonë mjaft ambicioz të gjithë këtë process të negociatave dhe më së fundi do ta bëjmë Shqipërinë që të ulet si e barabartë rreth tryezës së shteteve anëtare të BE".