Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Rama në Nju-Jork: Takimi i arë me Shqiptarët e Amerikës pas vendosjes së të drejtës së votës nga jashtë

25/10/2024

Rama në Nju-Jork: Takimi i arë me Shqiptarët e Amerikës pas vendosjes së të drejtës së votës nga jashtë

Kryeministri Edi Rama është nisur në Nju-Jork për të marrë pjesë në një takim me shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Të shtunën, më 26 tetor, Rama do të zhvillojë takimin e parë pas vendosjes së të drejtës që çdo shqiptar jashtë Shqipërisë të votojë për drejtimin e vendit për katër vitet e ardhshme nga vendbanimi i tyre jashtë atdheut.

Në Time Square, logoja e eventit është shfaqur për të nderuar këtë takim me Kryeministrin, me pamje që duken në 7 Avenue dhe 38th Street në Manhattan.

"Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës; krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian" - shprehu ai në rrjete sociale.