Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Rama për Durrësin : 70 institucione arsimore me standarte europiane

04/04/2025

Rama për Durrësin : 70 institucione arsimore me standarte europiane

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar investimet e kryera në Durrës, duke theksuar ndryshimin e 70 institucioneve arsimore, mes tyre shkolla, kopshte dhe çerdhe, të cilat janë përshtatur me standardet më të larta europiane.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen pamjet e të gjitha institucioneve të transformuara, kryeministri Rama e cilëson këtë si një arritje të rëndësishme, duke vlerësuar gjithashtu kontributin e kryetares së bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako. Sipas tij, këto investime e bëjnë Shqipërinë një vend më të përshtatshëm, ku fëmijët gëzojnë kushte dhe mundësi të barasvlershme me ato europiane.

“Me këtë buqetë të bukur investimesh në qytetin e Durrësit, ku falë drejtimit dinjitoz të kryebashkiakes Emiriana Sako, si edhe mbështetjes së fuqishme të qeverisë, kanë rilindur 70 institucione të arsimit; shkolla, kopshte, çerdhe, sipas standardeve më të mira europiane, duke iu ofruar fëmijëve tanë kushtet dhe aksesin që ata meritojnë të kenë, njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre në Europë”, shkruan Rama.