Rama përkujton viktimat e 21 janarit : Drejtësia vonon po nuk harron
di Redazione
21/01/2025
Sot është data 21 janar , një ditë zie për Shqipërinë ku 14 vite më parë humbën jetën katër persona gjatë një proteste në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara kryeministrisë.
10 vite pas ngjarjes viktimat u nderuan me titullin “Dëshmorë të Atdheut” pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste.
Kryeministri Edi Rama shkruajti në rrjete sociale se kush po vonon dretësinë e 21 janarit nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë.
"21 Janar"
“Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë… "