Rama: “The Times” vlerëson Shqipërinë si destinacion për përvoja të jashtëzakonshme turistike
di Redazione
23/01/2025
Një ndër gjigandët mediatik të Britanisë "The Times" e cilësoj Shqipërinë si një destinacion të nivelit të lartë por me çmime më të arsyeshme se Greqia.
Kryeministri Rama e bëri të ditur këtë lajm nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehu se me rritjen e turizmit gjithashtu rritet dhe numri i hoteleve me standarte optimale.
"Shqipëria në fokus të prestigjiozes “The Times”, një ndër tribunat më të respektuara të botës mediatike, jo vetëm si një vend me plazhe magjepsëse e rërë të bardhë, por tanimë edhe si ofruese e përvojave të turizmit të nivelit të lartë me rritjen e numrit të hoteleve me standarde optimale."
Gjithashtu Rama shkruajti dhe se Shqipëria është në vëmendjen e investitorëve të huaj ku dhe markat si Radisson , Marriott , Melia etj , janë të pranishme në Shqipëri ku dhe me pritjen e finalizimit të aeroportit të Vlorës do të rritet numri i turistëve.
"Investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria ku tanimë kemi disa marka ndërkombëtare si Melía, Radisson, Marriott, Hilton, Swiss Hotel, Intercontinental apo Hyatt, krejt të pamendueshme deri disa vjet më parë, e ku me finalizmin e aeroportit të Vlorës vendi ynë do të jetë edhe më shumë në qendër të vëmendjes së turistëve nga e gjithë bota."
Sipas tij viti 2024 u mbyll me 37% vizitorë nga Britania e Madhe krahasuar me vitin e kaluar.
"Viti 2024 u mbyll me +37% më shumë vizitorë nga Britania e Madhe krahasuar me vitin paraardhës"