Rama : Vijojnë punimet për dy unazat në Durrës , reduktojnë trafikun dhe sjellin zhvillim
di Redazione
13/01/2025
Paraditen e sotme , Kryeminstri Edi Rama ndau pamje nga kantieret e dy unazave në qytetin e Durrësit duke i cilësuar ato po ashtu si nga investim më të rëndësishme të viteve të fundit.
Ai shprehu se këto unaza të reja lidhin zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga" dhe do të reduktoj trafikun në menyrë efiçente.
"Vijojnë punimet për dy unazat e qytetit të Durrësit, një nga investimet më të rëndësishme ndër vite për zhvillimin e qytetit bregdetar."
"Këto dy unaza të reja që do të lidhin zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga" do të lehtësojnë ndjeshëm trafikun si dhe do të japin një impakt pozitiv në rritjen e vlerës së pronës, e në zhvillimin e mëtejshëm të zonave përreth."
Unaza Spitallë-Currila do të ketë katër korsi dhe një korsi të dedikuar për biçikleta, ndërsa unaza Spitali-Currila do të përfshijë dy korsi, një korsi biçikletash dhe hapësira parkimi.
Articolo Precedente
Mirela Kumbaro : 2024 një vit rekord në turizmëm 15% më shumë se viti 2023