Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Raporti Progresit 2024 , Rama : Një ndër më të suksesshëmit

31/10/2024

Raporti Progresit 2024 , Rama : Një ndër më të suksesshëmit

Një konferenc e zhvilluar sot me kryeminstrin e vendit Edi Rama dhe me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato.

Gontazo i dorëzoj Ramës Raportin e Progresit të Shqipërisë 2024 një raport i cili dorëzohet çdo tetor për të marrë rezultatet e vendit si dhe për të parë raportet ndër vite për progresin në integrimin e BE.

Kjo konferenc u hap nga Rama i cili shprehu “Ky tetor është i posaçëm, sepse pak javë më parë në Luksemburg u mbajt Konferenca e Dytë Ndërqeveritare e Shqipërisë me BE-së për çeljen e negociatave për grupin e parë të 8 kapitujve dhe kritereve, “Themeloret”. Konferenca, siç e dini, afirmoi njohjen nga të gjitha institucionet dhe vendet e BE-së të përparimit të bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kushteve për këtë fazë të negociatave për anëtarësimin në BE dhe gjithë sa është thënë dhe është bërë nënvizohet në raportin e sapodalë nga Komisomi Europian”.

Më pas u zhvilluan pyetje nga gazetarët qe ishin prezent në lidhje me sfidat e qeverisë që ka ndërmarrë për përmbushjen e misionit të saj në lidhje çeljen e grupkapitujve të antarësimit në BE deri në fund të vitit 2027.

"Ne kemi hapur grupkapitullin e parë dhe të tjerë në rajon janë në negociata prej disa vitesh , por Shqipëria është i vetmi i vënd i rajonit përfshir dhe ata që janë në negociata prej disa vitesh që në fushën e prokurimeve publike nuk ka piketa të ndërmjetme deri në antarësim , çfarë do të thot kjo ? Do të thotë që Shqipëria konsiderohet vendi më i avancuar në prokurimet publike që është dhe një fakt shumë kokfortë por që shiptarët nuk e mësojnë dot nga mediat për fat të keq , dhe në raportin më të ri të Sigmës që është oranizmi i OECD-së që punon dhe i ofron analiza faktike dhe rezultate mbi fakti të komisionit Evropian , Shqipëria sot renditet me diferenc në vendin e par në rajon për standartet dhe implementin e prokurimeve publike."- shprehu Rama gjatë konferencës