Rast suksesi në spitalin e Neurologjis , Koçiu : 34-vjeçares i hiqet tumori në kokë përmes vetullës.
di Redazione
08/01/2025
Mjekët e repartit të neorokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë kryer me sukses një ndërhyrje të rrallë të një paciente 34 vjeçare.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndarë lajmin në rrjete sociale ditën e sotme duke shprehur se pacientja e operuar gëzon shëndet dhe të plotë dhe gjithashtu shpreh mirënjohje për ekipin mjeksor.
"Nje ndërhyrje e vështirë e realizuar nëpërmjet teknikës mini-invazive përmes vetullës, bëri të mundur të hiqet plotësisht tumori, pa prerje në kokë, pa shenja dhe pa dëmtuar nuhatjen tek një paciente 34-vjeçare, me një tumor 3 cm në tru, ngjitur me nervat e nuhatjes e të shikimit. Pacientja, pas ndërhyrjes gëzon shëndet të plotë."
"Mirënjohje për ekipin e neurokirurgëve, Prof. Dr. Artur Xhumari, neurokirurg, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjise, QSUNT, Dr. Myfit Saraçi, anestezist-reanimator, instrumentare, Dr. Maren Ruka, neurokirurg, infermiere instrumentare Ritvana Gjura dhe infermiere qarkulluese, Angjela Gjona."

Articolo Precedente
Vengu: FA është duke bërë një strukturë tërheqëse për të rinjtë