Caricamento...

Tirana Magazine Logo Tirana Magazine

Rezultatet e Shqipërisë për 2023/ Komisioni Evropian përgatit raportin e progresit

10/11/2023

Rezultatet e Shqipërisë për 2023/ Komisioni Evropian përgatit raportin e progresit

Komisioni Evropian ka përgatitur progres-raportin e vendit tonë për vitin aktual. Sipas të dhënave të këtij raporti, Shqipëria shfaq përparime në rrugën e negociatave. Komisioni ka vlerësuar të dhënat e disa aspekteve: ekonomik, social, ligjor, politik, etj.

Angazhimi i shtetit tonë duket serioz dhe shfaq pozitivitet për t`u integruar në Bashkimin Evropian. Përparimi vihet re dukshëm në drejtësi dhe rritjen ekonomike, megjithatë klima politike mbetet problematike.

Përsa i përket negociatave Shqipëria ka bërë goxha progres. Procesi i shqyrtimit po ecën në drejtimin e duhur dhe vijojnë përgatitjet për hapat e mëtejshëm të integrimit.

Drejtësia shfaq ritme të mira krahasuar viteve të mëparshme duke avancuar me institucione të pavarura dhe duke luftuar krimin e korrupsionin vendas. SPAK ka arritur rezultate të kënaqshme. Kërkohet megjithatë një rritje e përmirësim i burimeve njerëzore menaxheriale për efikasitet  dhe profesionalizëm. 

Në aspektin politik Shqipëria ka nevojë për përmirësime. Zgjedhjet e zhvilluara u mirëadministruan, por sipas raportit pretendimet për blerje votash dhe keqmenaxhimi i burimeve njerëzore ndikojnë negativisht.

Lidhur me abuzimet e fondeve të IPARD, Komisioni Evropian pret që institucionet të hetojnë dhe organet si dhe personat përgjegjës të ndëshkohen, duke marrë parasysh dhe marrjen e masave për të mos pasur më parregullsi të tilla.

Shqipëria i mbijetoi krizës së shkaktuar nga lufta e Ukrainës dhe kjo është pozitive për ekonominë e vendit. Sigurisht që në nivele rajonale dhe evropiane ajo ka nevojë për ndryshime për të përparuar në nivele më të larta.

Kujtojmë që raporti i parë Screening i Komisionit Evropian (KE) doli në korrik të këtij viti.